“Topi i Artë”: Shpalosen kandidatët kryesor, por dihet fituesi

Ceremonia e sivjetme e Topit të Artë do të mbahet në “Theatre du Chatelet” në Paris më 30 tetor. Fituesi i “Topit të Artë 2023” është një sekret i hapur në këtë pikë. Burime të shumta kanë konfirmuar se Lionel Messi tashmë është informuar se ai është fituesi i çmimit këtë vit.

1) Lionel Messi – fitues i qartë

Nuk ka më debat për të. Argjentinasi e kompletoi futbollin e tij në Katar kur udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës, ndërsa gjithashtu shënoi shtatë gola dhe u shpall lojtari i ndeshjes në pesë përballje.

2) Erling Haaland

Sulmuesi norvegjez pati sezonin më të mirë debutues që kemi parë në Evropë për një kohë të gjatë. Haaland shënoi 52 gola në 53 ndeshje për Mançester Sitin. Golat e tij ndihmuan “qytetarët” të fitonin tripletën. Nëse Mesi nuk do t’i mposhte të gjithë në Kupën e Botës, Haaland do të ishte fituesi i qartë i çmimit këtë vit. Për të kompensuar Haalandin, UEFA e shpalli lojtarin më të mirë në Evropë për vitin 2023.

3) Kylian Mbappe

Francezi gjithashtu pati një sezon të mrekullueshëm për klubin dhe vendin. Mbappe kërcënoi se do t’i hiqte trofeun e Kupës së Botës nga duart e Messit në Katar kur ai shënoi një hat-trick në Katar. Ai e përfundoi turneun si golashënuesi më i mirë me tetë gola. Mbappe gjithashtu shënoi 41 gola dhe 10 asistime në 43 ndeshje për PSZH. Por, ai përfundimisht nuk arriti të fitojë një trofe serioz.

4) Rodri

Spanjolli u shpall si mesfushori më i mirë qendror në futbollin botëror këtë vit. Rodri bëri më shumë goditje për 90 minuta se çdo lojtar tjetër në Evropë dhe ai shënoi gola të rëndësishëm për Man. Sitin – një rast i tillë ishte më i favorshmi i tij për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve për Man. Sitit.

5) Kevin De Brujne

Përveç Messit, vështirë se ka një krijues më të mirë në fushë se De Brujnes. Mesfushori belg është lojtari i parë që përfundon si lider asistues në katër sezone të ndryshme. De Brujne ishte i rëndësishëm në fitimin e tripletës sezonin e kaluar nga Man. Siti me 31 asistime në 49 ndeshje, plus 10 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button