“Topi, nëse e shkelmon fort duket sikur ikën jashtë stadiumit”

Mbrojtësi i Anglisë, Kieran Trippier, është shprehur i pakënaqur me topin që po përdoret në Botërorin e Katarit. Sipas tij, topi “Al Rihla” që përdoret në “Katar 2022”, është shumë i lehtë dhe i vështirë për t’u kontrolluar. Sidomos kur kroson në zonë apo gjuan nga jashtë zonës.

“Më duket si top shumë i lehtë. Të jep përshtypjen se kur e godet fort, do të fluturojë dhe do të dalë jashtë stadiumit. Kjo është një nga ato gjërat me të cilat duhet të mësohemi në këtë Botëror. Kjo vlen për të gjithë. Ne gjithnjë stërvitemi me topat e ndeshjes”, tha Tripie.

 

Këtë vështirësi të mbrojtësit të kombëtares angleze e konfirmojnë edhe statistikat. Nga 81 golat e realizuar deri më tani, vetëm 6 janë realizuar nga gjuajtje nga jashtë zonës së portierit.

 

“Sa herë që e krosoj topin në zonë më duket sikur ikën më shumë se duhet”, tha më tej Trippier./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button