“Toplik”, 3 vjet e gjashtë muaj burg për ish ministrin Mile Janakieski

Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot u shpall aktgjykimi për rastin “Toplik”, në të cilin i akuzuari i parë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet e gjashtë muaj.

Tome Gjurçilov dënohet me 3 vjet burg.

Dimitar Dimovski dënohet me 2 vjet burg me kusht, në rast se në 5 vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.

Marica Taseva, dënohet me masë alternative, 2 vjet burg me kusht, në rast se në 5 vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.

Dimitar Gagjevit i shqiptohet masë alternative, 2 vjet burg me kusht në rast se në 5 vitet e ardhshme nuk përsërit veprën.

Vesna Tomçevska gjithashtu dënohet me 2 vjet burg me kusht, në rast se në 5 vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.

LEXO EDHE:

Back to top button