Torino konfirmon 3 raste me “Covid 19”

Skuadra e Torinos, përmes një komunikate ka bërë të ditur se pas testeve të zakonshme për “COVID-19”, tre anëtarë të klubit kanë dalë pozitivë, pa dhënë emra.

Torino njofton se tri raste pozitive u gjeten në testet e zakonshme për zbulim e COVID-19. Një lojtar i ekipit të parë dhe dy anëtarë të stafit. Anëtarët në fjalë, plotësisht asimptomatikë, tashmë janë në izolim. Torino do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e parashikuar nga protokollet shëndetësore”.

Kujtojmë se pjesë e Torinos janë dy futbollistët ë kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani dhe Mërgim Vojvoda.

LEXO EDHE:

Back to top button