Toshkovski: Shefat policorë në Koçan dhe Shtip janë shkarkuar që të ketë një hetim plotësisht të pavarur dhe efikas, një vendim i tillë nuk paragjykon fajësinë
Toshkovski: Shefat policorë në Koçan dhe Shtip janë shkarkuar që të ketë një hetim plotësisht të pavarur dhe efikas, një vendim i tillë nuk paragjykon fajësinë

Funksionarë të lartë policorë të Koçanit dhe Shtipit janë shkarkuar për të siguruar hetim plotësisht të pavarur dhe efikas dhe ky vendim nuk paragjykon asnjë faj, tha sot në një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
– Për të siguruar një hetim plotësisht të pavarur dhe efikas, mora vendim për shkarkimin e policëve lokalë në OVR Koçan dhe RVR Shtip dhe zëvendësimin e tyre me policë që nuk janë nga këto vende, përkatësisht janë nga Shkupi. Një vendim i tillë nuk paragjykon asnjë faj, por është një hap që duhet të garantojë se procesi do të zhvillohet pa presione, dyshime dhe ndikime, theksoi Toshkovski.