Totenhami dhe Konte, kërkojnë sulmuesin e Barcelonës

Memfis Depaj do të jetë i larguari i radhës nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar veror. Sulmuesi holandez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Çavi Hernandez dhe me ardhjen e Robert Levandovskit hapësirat për të do të jenë edhe më të vogla.

Duke marrë parasysh që kontrata e tij me katalunasit skadon pas një viti, Barcelona ka vendosur ta shes atë këtë verë dhe tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.

Totenham Hotspur është skuadra e radhës që është futur në garë për lojtarin me Antonio Konten që e pëlqen jashtëzakonisht shumë atë. Depaj në Angli kërkohet edhe nga dy skuadrat tjera të mëdha si Çellsi dhe Arsenal. Ndërkohë interesim për lojtarin kanë shprehur edhe skuadrat italiane si Roma, Juventus dhe Milan. Barcelona është gati ta lejoj largimin e futbollistit nëse vjen një ofertë prej 20 milionë eurove.

LEXO EDHE:

Back to top button