Totenhami “josh” Kessie me pagë 8 mln euro

Frenk Kesi ka kontratë me Milanin të vlefshme deri në qershor të vitit 2022 dhe i njëjti refuzon të rinovojë marrëveshjen me ‘Rossonerët’, pasi i kanë ofruar 6 milionë euro, ndërsa ai kërkon 8 milion euro. Për mesfushorin tani janë hedhur në garë shumë ekipe evropiane si PSZH, Totenham, Man. Siti, që kërkojnë transferimin e tij verën e ardhshme si futbollistë i lirë.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Totenhami që tani i ka ofruar pagë 8 milionë euro për ta pasur në ekip nga edicioni i ardhshëm. 24-vjeçari, është duke shqyrtuar të gjitha opsionet e mundshme ai mund të nënshkruajë para-kontratë me Spurs në muajin janar.

LEXO EDHE:

Back to top button