Tottenham – Arsenal, ja formacionet zyrtare

Tottenham – Arsenal, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet derbi i Londrës Veriore, ku skuadra e Tottenham e pret në shtëpi Arsenalin, ku për të dy skuadrat fitorja është jetike.

Në ndeshjen e fundit, Tottenhami barazoi si mysafirë me rezultat 1:1 me Liverpoolin, kurse Arsenali shënoi fitore kundër Leeds me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.

Aktualisht, të dy skuadrat i ndanë vetëm një vend në tabelë, ku Arsenali zë vendin e katërt me 66 pikë, krahas Tottenhamit që renditet në vendin e pestë me 62 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Tottenhamin nuk do të paraqiten Doherty, Reguilon, Skipp dhe Tanganga, kurse te Arsenali mungojnë Partey dhe Tierney.

Tanimë, Conte dhe Arteta kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Tottenham (3-4-2-1): Lloris; Davies, Dier, Sanchez; Sessegnon, Hojbjerg, Bentancur, Emerson; Son, Kulusevski; Kane

Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; Cedric, Holding, Gabriel, Tomiyasu; Elneny, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah

LEXO EDHE:

Back to top button