Tottenham në kërkim të Donnarummas

Tottenham Hotspur si duket janë të interesuar për gardianin e Milanit Gianluigi Donnarumma, raporton “Todofichajes”.

Spurs e shikojnë 21 vjeçarin si zëvendësim afatgjatë për portierin Hugo Lloris, dhe KosovaPress mëson se janë të gatshëm të përballen “kokë më kokë” me skuadrën Paris Saint-Germain në merkaton për transfere, për të siguruar shërbimet e Donnarummas, vitin e ardhshëm.

Kontrata aktuale e Donnarummas skadon në fund të këtij edicioni, por skuadra e tij Milani janë duke u munduar ta bindin atë që të vazhdojë qëndrimin në “San Siro”.

LEXO EDHE:

Back to top button