Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata jep masën arrest me burg për efektivin

Efektivi që akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës do të qëndrojë në burg. Kështu vendosi Gjykata e Tiranës, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Gjatë seancës, efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdar, ka shfaqur pendesë të thellë. Ai ka kërkuar praninë e familjarëve të viktimës në seancë, për t’u kërkuar ndjesë publike.

Klodian Rasha, 25 vjeç, u qëllua për vdekje me dy plumba, gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ky i fundit, është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes.

Prej dy ditësh, protesta të shumta janë organizuar në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, ku nuk kanë munguar edhe përleshjet me Policinë. Të enjten, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen nga posti. Por, në rrjetet sociale është paralajmëruar një tjetër protestë gjatë të premtes në mbrëmje.

LEXO EDHE:

Back to top button