Bëhet publike shuma e Haaland

Për çdo klub që dëshiron ta blejë kartonin e sulmuesit të Borussia Dortmund Erling Haaland, verën e ardhshme do t’iu duhet të paguajnë një dëmshpërblim prej 75 milionë eurosh, raporton “Mundo Deportivo”.

Kjo shumë është bërë publike nga agjenti i tij Mino Raiola, dhe thuhet se do të jetë aktive që nga fundi i edicionit të dytë të tij me Dortmundin, përcjell KosovaPress.

Lojtari i Kombëtares së Norvegjisë u bashkua me Dortmundin në janar për një shumë rreth 20 milionë eurosh, duke bërë kështu 32 paraqitje në të gjitha garat dhe duke shënuar gjithsej 33 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button