Covid-19 në Shkup, rreth 100 krevate të lira nëpër spitale

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 52 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 345 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, transmeton Alsat.

Brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 32 persona. Nga dy pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Syve dhe nl Klinikën e Gastroenterohepatologjisë. Në Klinikën e Neurologjisë janë pranuar gjashtë pacientë. Pesë pacientë janë pranuar në institutin e TBC-së, katër në Klinikën e Dermatologjisë dhe tetë në Klinikën e Nefrologjisë. Pesë pacientë janë pranuar në Klinikën e ORL-së.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 10 pacientë të ri me Covid-19, kurse 8 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 26 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Gjithsej 345 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjeno-terapisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 100 shtretër të lirë.

LEXO EDHE:

Back to top button