“Tradhëtohet” nga e dashura, futbollisti kosovar në telashe

Lirim Kastrati mund të përballet me masa disiplinore nga Dinamo Zagrebi, por edhe me hapjen e një çështje penale nga policia në Kroaci. Ai ka ftuar në shtëpinë e tij disa miq për datëlindjen e 22-të. Gjithçka në një periudhë kur grumbullime të tilla ndalohen në Kroaci, e për më tepër kërkohet që të merren masa për të evituar shpërndarjen e mundshme të “COVID-19”.

FOTO: Instagram

Gjithçka është bërë publike në rrjetet sociale, nga fotot dhe videot që ka postuar modelja Anxhela Shimaç, e cila prej kohësh shoqërohet me Kastratin. Ajo ka publikuar pamje nga festa e mbrëmshme, duke mos qenë e ndërgjegjshme se kjo do t’i shkaktonte telashe futbollistit. Dinamo Zagrebi reagoi me një postim duke kërkuar ndjesë në emër të Kastratit, edhe pse ky i fundit insistonte në mesazhin e tij se nuk kishte bërë asgjë gabim, pasi po festonte ditëlindjen.

LEXO EDHE:

Back to top button