Trafik me 450 kg kokainë nga Amerika e Jugut, 12 të arrestuar në Itali

Një operacion antidrogë ka filluar që nga orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, duke çuar në arrestimin e 12 personave, të përfshirë në një trafik ndërkombëtar të 450 kilogramëve kokainë, të importuar nga Amerika e Jugut. Si pjesë e veprimtarisë hetimore, Guardia di Finanza e Vicenza, Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare, konfiskoi pasuri të të dyshuarve në vlerën 246,000 euro.

Skuadra Lëvizëse e Policisë së Vicenzës, Shërbimi Qendror Operacional i Policisë së Shtetit dhe Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Vicenzës janë të përfshirë në operacion, të cilët kanë zbatuar masat kufizuese të lëshuara nga Drejtoria e Rrethit Antifamia e Venecias. Arrestimet dhe kërkimet përfshijnë provincat e Vicenza-s, Reggio Calabria-s dhe Trento-s./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button