Barcelona, në kohën shtesë “thyen” Granadën

Barcelona është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës , pas një përballje dramatike me Granadën. Vendasit të parët siguraun epërsinë me 2-0 falë golave nga Kenedi dhe Soldado, mirëpo një autogol Eskandell në minutën  88-të ndez shpresën e kthimit të Barcelonës, e cila e shfrytëzoi me golin e Albas, për të barazuar gjithçka.

 

Në kohën shtesë, Grizman shënoi golin e tretë, që dukej të jetë vendimtar, mirëpo kështu nuk mendonte Granada që barazoi shifrat në 3-3 falë ekzekutimit të saktë të Fede-s nga pika e bardhë. Në vazhdim De Jong shënoi golin e katërt, ndërsa Alba me një supergol, vendosi fatin e ndeshjes.

Në gjysmëfinale , Barcelona do të përballet me fituesin e sfidës Betis – Atletik Bilbao, ndërda dyshja tjetër është Levante – Sevilja.

 

LEXO EDHE:

Back to top button