Tragjedi në Libi, 15 trupa të pajetë gjenden në breg të detit

Tragjedi në Libi, 15 trupa të pajetë gjenden në breg të detit

15 trupa, disa të djegur, janë gjetur në bregdetin e qytetit perëndimor të Libisë Sabratha, ka njoftuar Gjysmëhëna e Kuqe Libiane.

Pasi u alarmuan nga autoritetet lokale për zbulimin e këtyre trupave, vullnetarë nga dega e Gjysmëhënës së Kuqe në Sambratha, shkuan në vendngjarje dhe i transferuan trupat në morgun e spitalit të qytetit.

Disa trupa, të djegur, ishin brenda një anijeje të djegur dhe të tjerë u gjetën të paprekur në breg të detit.

Gjysmëhëna e Kuqe nuk dha detaje mbi identitetin e viktimave apo shkakun e vdekjes së tyre, por aktivistët e të drejtave të njeriut thanë në mediat sociale se ata ishin emigrantë.

Mediat lokale raportuan se njerëzit në bordin e varkës, shumica e të cilëve afrikanë, u vranë të enjten mbrëma nga të shtënat me armë zjarri pas një përleshje mes trafikantëve.

Sipas të njëjtave burime, një nga grupet e trafikantëve të përfshirë në përleshje i ka vënë flakën sot anijes./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button