Tragjedi në rrugën Ohër-Kërçovë: Humb jetën 33-vjeçari, trajner i basketbollit

33-vjeçari Antonio Saveski nga Ohri, trajner basketbolli, ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku i cili ndodhi mbrëmë, rreth gjysmë ore para mesnatës, në rrugën Ohër-Kërçovë. Aksidenti ndodhi kur një automjet i tipit “Hundai Getz“, me targa të Ohrit, goditi qen endacakë dhe më pas u përplas edhe me mbrojtëset metalike të rrugës, duke marrë flakë. Zjarri u shua nga ekipi i Departamentit Territorial të Zjarrfikësve të Ohrit, dhe trupi i shoferit të ndjerë u gjet në automjet. Me urdhër të prokurorit publik, trupi iu dorëzua Departamentit të Mjekësisë Ligjore për autopsi. Antonio ishte një trajner i suksesshëm në kategoritë e basketbollit të të rinjve. Ai ishte një dashamirës i madh i basketbollit dhe një koleksionist i apasionuar i mbi 400 fanellave të basketbollit./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button