Tragjedi në Rumani: Nga shpërthimet në një pikë karburanti, një person ka humbur jetën, mbi 40 janë plagosur

Tragjedi në Rumani: Nga shpërthimet në një pikë karburanti, një person ka humbur jetën, mbi 40 janë plagosur

Të paktën një person ka humbur jetën dhe shtatë janë plagosur rëndë në dy shpërthime mbrëmë në një pikë karburanti në qytetin e Krevedia të Rumanisë dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Autoritetet në Dambovicë aktivizuan Planin e Kuq të Ndërhyrjes. Deri më tani të paktën 46 persona janë lënduar.

“Një tragjedi e re ka tronditur Rumaninë sonte dhe jam thellësisht i pikëlluar që shpërthimet në Crevedia rezultuan me viktima. I dërgoj ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Aktualisht, prioritet është të ofrohet e gjithë mbështetja për të prekurit. Sapo situata në zonën e rrezikut të stabilizohet, duhet të nisë shpejt një hetim për të përcaktuar nëse ligji dhe rregulloret janë shkelur. Kërkoj nga autoritetet që të marrin masa të menjëhershme për të lënduarit që tragjeditë e së shkuarës të mos përsëriten”, është mesazhi i presidentit të Rumanisë, Klaus Iohannis.

Sipas dëshmitarëve okularë, ngjarja nisi me shpërthimin e parë të një kamioni TIR. Më vonë makina mori flakë, dhe më pas pati një shpërthim që e hodhi tankun përgjatë rrugës. Supozohet se incidenti ka ndodhur kur karburanti është transferuar dhe derdhur në një kontejner nëntokësor. Komisioneri i Përgjithshëm për Mbrojtjen Kombëtare të Mjedisit, Andrei Korlan, këshilloi popullsinë të mbyllte dritaret pas shpërthimit. Tre mijë banorë janë evakuuar nga një rreze prej 700 metrash. Është publikuar edhe momenti i shpërthimit të tmerrshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button