Tragjedi në Shqipëri, Duamena ndërron jetë në moshën 28-vjeçare

Futbollisti i Egnatias, Rafael Duamena ka ndrruar jetë pasi nuk ka arritur t’i mbijetoj një sulmi në zemër gjatë ndeshjes me Partizanin. Egnatia dhe Partizani ishin duke luajtur në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superligën e Shqipërisë.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë në këtë ndeshje pasi është dashur të ndërpritet për një kohë. E gjitha erdhi pasi në minutën e 25-të, sulmuesi i vendasve, Duamena ra pa ndjenja në fushën e lojës shkaku i një sulmi në zemër.

Pas rrëzimit të tij në fushë, ekipi mjekësor intervenoi menjëherë, ku pas ndihmës së parë, lojtari u dërgua me urgjencë në spital. Megjithatë, sulmuesi ganez nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit dhe ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

LEXO EDHE:

Back to top button