Tragjedia e Koçanit, nis gjykimi ndaj tre policëve
Tragjedia e Koçanit, nis gjykimi ndaj tre policëve
Gazetar: Petar Çausheski
Ka filluar gjykimi ndaj tre punonjësve të policisë nga Koçani, të cilët akuzohen se kanë dhënë të dhëna të pasakta kur kanë qenë në kontroll në diskotekën Puls. Të pandehurit Kire Bogatinov, Goran Lazarov dhe Aleksandar Temelkov i thanë Gjykatës se nuk ndiheshin fajtorë. Sipas prokurores Ivana Aleksova-Trajçeva, të pandehurit nuk kanë kërkuar dokumentacion adekuat gjatë kryerjes së kontrollit dhe kanë futur të dhëna për një kompani që nuk ka qenë aktive.
“Në këtë rast, një gjë e tillë, domethënë, nuk është kërkuar dokumentacion i tillë material, por siç u është thënë ashtu e kanë shkruar, dhe është regjistruar edhe një person juridik që aktualisht ishte joaktiv, dhe person përgjegjës që nuk ishte aktiv në Puls, d.m.th. ajo që është degë e personit juridik që qëndron në prapavijë”, deklaroi Ivana Aleksova – Trajçeva, prokurore.
Temelkov, si ndihmës komandant i policisë në Koçani, megjithëse ka pasur qasje në dokumentacion, nuk e ka kontrolluar atë dhe ka dorëzuar kërkesa në Gjykatë kundër kompanisë që s’ka qenë aktive.
“Megjithëse ai e kishte pasur të bashkangjitur atë, të dhënat e të cilëve nuk kishin qenë të sakta, siç thuhet në aktakuzë, i pandehuri i tretë i ka nënshkruar kërkesat e tilla dhe janë dorëzuar në gjykatë, janë formuar lëndë dhe tani procedura për to ende vazhdon”, tha Ivana Aleksova – Trajçeva, prokurore.
Procese të veçanta gjyqësore pritet të fillojnë edhe ndaj 22 pjesëtarëve të tjerë të policisë. Ndaj tyre procesi është ndarë në dy grupe. 13 policë akuzohen se nuk kanë marrë masa natën e zjarrit ku mbetën të vdekur 63 vetë dhe u lënduan mbi 200 të tjerë. Ndërkohë nëntë police akuzohen se nuk kanë kryer kontrollin e plotë për lëshimin e licencës së diskotekës. /Alsat.mk









