Vizita e Rutte në RMV, ‘trazoi’ trafikun
Vizita e Rutte në RMV, 'trazoi' trafikun
Gazetar: Avni Tahiri
Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s ndikoi në qarkullimin rrugor në disa pjesë të kryeqytetit. Për shkak të masave të shtuara të sigurisë dhe bllokadës së përkohshme të disa rrugëve kryesore, u krijuan kolona të gjata makinash dhe vonesa në trafik. Ndërkohë në disa zona u njoftua për ngarkesë të shtuar në rrugët alternative. Ngarkesa e trafikut më e theksuar ishte në mesditë. Autoritetet njoftuan se masat janë ndërmarrë për shkaqe sigurie dhe janë të përkohshme, ndërsa pas përfundimit të aktivitetit u rikthye normalizimi i plotë i trafikut në qytet.









