Tragjedia me viktima në Kroaci, flasin nga kompania kosovare e autobusit që u aksidentua

Mediat kroate kanë raportuar për një aksident trafiku në Kroaci, ku i përfshirë ka qenë një autobus nga Kosova.

- Advertisements -

Siç njofton mediumi kroat, Jutarnji.hr, dyshohet për 10 viktima dhe 30 të lënduar.

Lidhur me këtë rast, nga kompania në fjalë kanë konfirmuar aksidentin, gjersa kanë thënë se ende nuk dihet numri i viktimave.

“Po rasti ka ndodhur sot. Nuk kemi më shumë informacione se sa persona kanë vdekur apo janë lënduar”, thanë nga kompania “Deva Tours” për Reporteri.net.

Siç shkroi gazeta kroate, autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button