Tragjedia në Bullgari: Shumica e viktimave nga rajoni i Shkupit, ky është numri

Gazetare: Vjollca Aliti

Në mesin e 46 viktimave ishin edhe 12 fëmijë të moshës nën 18 vjeçare. Të vdekurit nga tragjedia e 23 nëntorit kryesisht janë nga komuna të qytetit të Shkupit, shkruan Alsat.

Zyrtarisht nga komuna e Çairit janë evidentuar 16 të vdekur në mesin e të cilëve edhe 8 anëtarë nga e njëjta familje me mbiemër Jahi. 4 viktima tjera, nëna babai dhe dy djem bineq 4 vjeçar po ashtu nga Çairi, me mbiemër Ameti.

Nga komuna e Studenicanit besohet të jenë 20 viktima në mesin e të cilëve edhe një mësuese së bashku me vajzën e saj të cilat kishin shkuar në ekskursion në Stamboll. Po ashtu nga Studenicani është edhe ofiqari i kësaj komune, 63 vjeçari se bashku me bashkëshorten e tij.

Nga qyteti i Tetovës janë 6 nga 46 viktimat. Në mesin e tyre një vajzë 23 vjeçare, studente në post diplomatike e cila së bashku me të fejuarin e saj 27 vjeçar nga Kërcova kishin udhëtuar për në Stamboll për të festuar ditëlindjen e tij, megjithatë asnjëri nuk arriti t’i mbijetojë fatkeqësisë së 23 nëntorit. Në mesin e viktimave të tragjedisë, të cilët ishin nga qyteti i Tetovës janë edhe Hatixhe Islami, Halime Fejzuli, Alejna Amedi si dhe dy motra nga fshati Pirok Nermije dhe Hamije Aliti, njëra 51 dhe tjetra 53 vjeçare.

Nga gjithsej 52 pasagjerë sa ka pasur autobusi, kanë mbijetuar 7 persona. Ministria e Jashtme ka konfirmuar emrat e tyre, të cilët janë Medina Lutfiu, Lulzim Sulejmani, Zulejha Jasharovska, Gjula Jasharovska, Minir Jasharovski, Ebip Pajazitovski dhe Orhan Aliti. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjendja e të gjithë pacientëve të mbijetuar është stabile dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme të mjekëve si dhe ju është dhënë ndihmë psikologjike. Të 7 pacientët e shpëtuar do të vazhdojnë të qëndrojnë në kurim spitalor deri të premten ndërsa më pas do të bëhet transportimi i tyre në Shkup.

Emrat e të mbijetuarve nga tragjedia e 23 nëntorit

1.Medina Lutfiu – 1996

2.Lulzim Sulejmani – 1995

3.Zulejha Jasharovska – 2005

4.Gjula Jasharovska – 1972

5.Ebip Pajazitovski – 1972

6.Minir Jasharovski – 1976

7.Orhan Aliti – 1976

LEXO EDHE:

Back to top button