Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah

Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në rrjetet sociale ka njoftuar se revolta do të nis në orën 18 e 59 minuta, shkruan Alsat.
Protesta nis në sheshin e kryeqytetit, për të vazhduar më pas para Kuvendit dhe për të përfunduar para Qeverisë. Nisma ka njoftuar se marshin protestues e ka paraqitur në polici. Ndërkohë Kryeministri Hristijan Mickoski tha se mbështet protestën e organizuar për tragjedinë në Koçan, për të shprehur pakënaqësitë lidhur me mos funksionimin e sistemit të shtetit.
Mickoski shprehet se edhe ai është i pakënaqur me sistemin, njëjtë si të gjithë qytetarët. Tha se do të luftojnë deri në fund për të përmirësuar të gjitha mangësitë dhe për të zgjidhur problemet. Megjithatë ai theksoi se ka tentime që protesta të keqpërdoret nga partitë për të përfituar pikë politike.
“Kjo paraqet problem për ato politikanë të cilët duan të përfitojnë pikë politike nga kjo protestë, dhe tani shohin shanse. Unë absolutisht mbështes shprehjen e revoltës dhe zemërimit sepse shumë gjëra duhet të zgjidhen por do të luftojmë deri në atomin e fundit të energjisë që të përmirësojmë diçka për gjeneratat e ardhshme që vijnë”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër./ Alsat.mk