Tragjedia në Koçan, familjarët e viktimave nesër marshim protestues në Shkup
Tragjedia në Koçan, familjarët e viktimave nesër marshim protestues në Shkup

Familjet e viktimave të Koçanit për ditën e nesërme kanë paralajmëruar një marshim protestues në Shkup. Sipas organizatorëve, të martën në 12:05 minuta para prokurorisë së Shkupit do të filloje marshi i quajtur “Marsh për Engjëjt” më pas do të vazhdoje për në sheshin e qytetit të Shkupit, dhe do të vazhdojë para Parlamentit të Maqedonisë, për shkak siç thuhet në njoftim, reagimit të vonuar të institucioneve për zjarrin në diskotekën “Pulse” ku humben jetën 62 persona ndërsa mbeten të lënduar rreth 200 të tjerë. /Alsat.mk