Shkeljet në trafik, vetëm gjatë fundjavës janë shqiptuar 1570 gjoba

Shkeljet në trafik, vetëm gjatë fundjavës janë shqiptuar 1570 gjoba

Vetëm gjatë kësaj fundjavë, nga kontrollet në trafikun rrugor në të gjithë vendin, njësiti i policisë ka shqiptuar 1570 sanksione të trafikut në bazë të ligjit për sigurinë e trafikut rrugor. Nga ky numër, 216 sanksione janë për parkim të pa rregullt, 758 sanksione për shpejtësi më të mëdha se sa është e lejuar dhe 141 persona kanë qenë pa leje të vozitjes.

Gjithashtu, janë regjistruar edhe 62 sanksione për mos mbajtje të rripit të sigurimit, 31 sanksione për drejtuesit e motorëve, 27 sanksione për përdorimin të celularit gjatë drejtimit, dhe tetë shoferë që kanë kaluar në një semafor të kuqe. Nga MPB thonë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button