MEPSO shpall tenderin e ri ndërkombëtar për ndërtimin e konektorit 400 kilo/volt me Shqipërinë
MEPSO shpall tenderin e ri ndërkombëtar për ndërtimin e konektorit 400 kilo/volt me Shqipërinë

Angell Dimovski
MEPSO ka shpallur tender të ri ndërkombëtar për ndërtimin e inter-konektorit 400 kilo/volt midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Projekti konsiderohet i rëndësishëm në aspektin strategjik dhe paraqet hap themelor drejt përfundimit të korridorit rajonal të energjisë Lindje-Perëndim, që lidh Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Italinë nëpërmjet kabllos nëndetësore. Drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Burim Latifi, tha se ky është projekti më i madh i infrastrukturës energjetike midis vendit tonë dhe Shqipërisë.
Latifi thotë se ata gjetën projekt të lënë pas dore, kështu që e ndërprenë kontratën me kontraktorin e mëparshëm, kryen analizë të plotë të të gjithë dokumentacionit teknik dhe të projektit dhe krijuan model të ri.
Me vendosjen e këtij interkonektori, MEPSO thotë se minimizohet rreziku i ndërprerjeve të energjisë elektrike, mundësohet prodhimi i energjisë së rinovueshme dhe do të kontribuojë në çmime të qëndrueshme, të përballueshme dhe konkurruese të energjisë elektrike. Latifi shtoi se është optimist se projekti do të përfundojë deri në fund të vitit 2027. /Alsat.mk