Tragjedia në Koçan, Janevska: Thirrjeve për ndihmë psikologjike iu përgjigjemi menjëherë
Tragjedia në Koçan, Janevska: Thirrjeve për ndihmë psikologjike iu përgjigjemi menjëherë

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se pas tragjedisë në Koçan vazhdimisht po bëhen apele për ndihmë psikologjike dhe atyre po iu përgjigjet menjëherë, në bashkëpunim me shërbimet profesionale.
“Të gjithë po e bëjnë detyrën sa më mirë që munden. Kjo është diçka që do të marrë kohë, prandaj të gjithë ne, deri në atë të fundit, duhet të përfshihemi për të ndihmuar të rinjtë të përballen me problemin, duke shmangur fenomenet e padëshiruara, çdo lloj agresioni, theksimi i tragjedisë, pikëllimi për një kohë të gjatë, Vazhdojmë të ruajmë organizimin, përfshijmë sa më shumë psikologë shkollorë, por edhe ky numër është I kufizuar. Janë duke u zhvilluar trajnime dhe në momentin e çdo thirrjeje për ndihmë reagojmë menjëherë, me mbështetjen e institucioneve kompetente”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit. /Alsat.mk