Tragjedia në Koçan, pesë pacientë sot kthehen nga trajtimi në Serbi

Tragjedia në Koçan, pesë pacientë sot kthehen nga trajtimi në Serbi

Ministria e Shëndetësisë (MSH) informon se sot pesë pacientë të lënduar në tragjedinë në Koçan do të kthehen nga trajtimi në Qendrën Klinike në Serbi. Sipas protokollit, tre prej tyre do të jenë nën vëzhgim në Klinikën për Pulmologji, një pacient në Klinikën për kirurgji plastike dhe një në Klinikën kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë ditës së djeshme, një pacient u kthye nga trajtimi në Kroaci dhe aktualisht ndodhet nën vëzhgim në Klinikën për kirurgji plastike. Kështu që në qendrat mjekësore jashtë vendit mbeten 38 pacientë për trajtim.

“Në vend, aktualisht po trajtohen 7 pacientë – prej tyre, 4 janë të hospitalizuar në Klinikën kirurgjike ‘Shën Naumi i Ohrit’, një në Klinikën për kirurgji plastike dhe dy pacientë në spitalin privat Sistina”, thuhet në komunikatë.

Nga ministria e Shëndetësisë thonë se vazhdimisht e ndjekin gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të ofrimit të trajtimit më të mirë të mundshëm dhe rehabilitimit të mëtejshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button