Tragjedia në Koçanë, socialdemokratët: Fajtorët e drejtpërdrejtë po mbrohen

Tragjedia në Koçanë, socialdemokratët: Fajtorët e drejtpërdrejtë po mbrohen

Socialdemokratët akuzojnë se ministrat, inspektorët dhe shefet që duhet ta parandalonin tragjedinë e Koçanit po e mbrojnë veten në hetim. Sipas opozitës maqedonase, 62 persona humbën jetën pasi dyert e diskotekës u mbyllën me urdhër të zyrtarëve aktual të MPB-së, ndërsa fajtorët e drejtpërdrejtë po mbrohen.

“Shefat, inspektorët, ministrat të gjithë ata që duhet ta kishin parandaluar po mbrojnë veten në hetim. Hetimi po mbyllet pa u akuzuar asnjë zyrtarë aktual. Urdhëri që mbylli derën e diskotekës, arsyeja kryesore për numrin e lartë të viktimave, është një mister deri më sot. Askush nuk e pranon, askush nuk e nënshkroi, askush nuk di asgjë. Dhe të gjithë po flasin gjithçka përveç thelbit. Kush është përgjegjës për faktin se fëmijët nuk mundën të dilnin të gjallë”, deklaroi Mile Tlaevski, LSDM. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button