Tragjedia pa fund e masakrës në Teksas, vdes nga infarkti bashkëshorti i mësueses së vrarë

Tragjedia pa fund e masakrës në Teksas, vdes nga infarkti bashkëshorti i mësueses së vrarë

Vijon të shkaktojë dhimbje të mëtejshme masakra në një shkollë në Teksas, ku një person i armatosur vrau 19 fëmijë dhe 2 mësues pa asnjë lloj motivi.

Mësohet se dy ditë pas ngjarjes ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër dhe bashkëshorti i një prej mësueseve heroina që dhanë jetën në përpjekje për të mbrojtur të miturit nga sulmi barbar.

Sipas mediave amerikane, Joe Garcia nuk mundi ta përballonte vdekjen e bashkëshortes së tij, Irma.

“Ai vdiq nga një zemër e thyer”, shkruan familjarët në rrjetet sociale.

Çifti ishin të martuar prej 24 vitesh dhe kishin 4 fëmijë.

LEXO EDHE:

Back to top button