Zdravkovski: Kemi argumente të mjaftueshme për interpelancën ndaj Xhaferit

Zdravkovski: Kemi argumente të mjaftueshme për interpelancën ndaj Xhaferit

Shkelja në kontinuitet e Rregullores për punën e Kuvendit dhe skandalet e fundit që ndodhën në shtëpinë ligjvënëse, ku për protagonist kishin vetë kreun e këtij institucioni Talat Xhaferi, ka shtyrë grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së që të kërkoj dorëheqjen e tij dhe së fundmi edhe të ngrejë interpelancë ndaj tij. Kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Zdravkovski, duke nënvizuar se subjekti i tij ka grumbulluar argumente të mjaftueshme për interpelancën e Xhaferit, shkruan Alsat.

“Interpelancën të cilën ne sot e paralajmëruam si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së, nuk është vetëm për rastin e mbrëmshëm, apo për rastin e disa ditëve më parë, ku të gjithë ne ishim dëshmitarë të një sjellje jo të hijshme të kryetarit të Kuvendit, por është për pasoj të shkeljes në kontinuitet të rregullores për punën e Kuvendit nga ana e kryetarit. Vlerësoj se në kontinuitet është një punë e keqe e kryetarit të Kuvendit dhe mendojmë se këto zhvillimet e fundit paraqesin përmbushjen e gotës. Ishte e pashmangshme që të kërkohet interpelancë sepse është ofendim edhe ndaj deputetëve edhe ndaj qytetarëve dhe në fund të fundit edhe ndaj të punësuarve, sepse Talat Xhaferi duhet ta prezantoj institucionin më të lartë në Republikën e Maqedonisë, duhet të prezantoj shtëpinë ligjvënëse”, deklaroi Igor Zdravkovski, deputet i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button