Tragjike në Romë! Turistja bie nga muri dhe humb jetën, dyshohet për vetëvrasje
Tragjike në Romë! Turistja bie nga muri dhe humb jetën, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Romë, aty ku një turiste 55-vjeçare humbi jetën në mënyrë tragjike.
Spanjollja Rosa Maria Alvarez Soto, ra nga një mur në pikën turistike “Shkallët Spanjolle” dhe u transportua menjëherë në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Policia lokale po heton ende ngjarjen. Nga gjetjet e hetimeve fillestare, nuk përjashtohet mundësia e një tentativë vetëvrasjeje.