Ditët e zisë, ASHMAA: Ka pasur lëshime, por kanë qenë të paqëllimshme dhe teknike
Ditët e zisë, ASHMAA: Ka pasur lëshime, por kanë qenë të paqëllimshme dhe teknike
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka konstatuar se gjatë ditëve të zisë ka pasur lëshime të rralla nga ana e radiove dhe televizioneve sa u takon respektimit të rekomandimeve të Agjencisë për përmbajtjet programore. Megjithatë, drejtori Trajçevski thonë se lëshimet kanë qenë të paqëllimshme dhe teknike.
“Në ditët nga 16 deri më 23 mars u realizua mbikëqyrja e jashtëzakonshme e programeve të radiodifuzerëve për informimin rreth ngjarjes tragjike në Koçan si dhe për programin e emituar në ditët e zisë në mënyrë telefonike dhe me shkrim u reagua në më shumë ankesa nga qytetarët ndaj disa radiove dhe televizioneve të cilët për arsye të ndryshme kryesisht teknike, nuk e kanë përshtatur programin e tyre për periudhën 7-ditore të zisë. Vazhdimisht kemi qenë në kontakt me radiot dhe televizionet që në kohë t’u tregojmë për lëshimet eventuale. Sigurisht lëshime kishte por ishin të rralla dhe në asnjë rast nuk ishin të qëllimshme”, deklaroi Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMAA. /Alsat.mk







