Trajanov për Alsat: Jam keqinterpretuar

Trajanov për Alsat: Jam keqinterpretuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov thotë se është keqinterpretuar nga media jo profesionale për qëndrimin e tij mbi referendumin dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Qeveria nuk mundet dhe nuk ka pse të organizon referendum. Qëndrimin tim mbi propozimin francez dhe konkluzionet e miratuara nga Kuvendi e dini të gjithë. Qeveria nëse do mund të organizoj zgjedhje të parakohshme parlamentare, por kjo varet nga Qeveria dhe vlerësimet e saja për rejtingun që gëzon”, tha Trajanov për Alsat në një bisedë telefonike.

Trajanov si deputet i vetëm i Lidhjes Demokratike (pjesë e shumicës parlamentare) nuk votoi konkluzionet mbi propozimin francez./A. Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button