Trajneri argjentinas pasardhësi i Ançelotit në stolin e Real Madridit?

Sipas gazetës argjentinase “Ole”, pasardhësi i Karlo Ançelotit, në rast se italiani largohet nga pankina e Real Madridit në verë, mund të jetë ish-trajneri i River Plejtit, Marselo Galiardo

Argjentinasi me eksperiencë ka shprehur disa herë dëshirën e tij për të trajnuar një klub evropian, duke synuar Spanjën dhe La Ligën, si destinacionin më të mirë për të.

Në fakt, shton raporti, se Galiardo mban marrëdhënie të shkëlqyera me ish-futbollistin e Real Madridit, Santiago Solari.

Kujtojmë se Marselo Galiardo u largua nga River Plejti në janarin e kaluar pas tetë sezonesh dhe është në “radarin” e klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Paris Sen Zhermeni, Lids Juanjted dhe Totenhami.

LEXO EDHE:

Back to top button