Trajneri i PSZH-së “kapet” me tifozerinë kundërshtare

PSZH ia doli me sukses në një nga transfertat më të vështira sezonale përballë Marseja në “Velodrome”. Të besuarit e trajnerit Kristof Galtier triumfuan me rezultatin e pastër 0-3 duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion teksa e dërgojnë në plus tetë diferencën nga ndjekësit e Marseille.

Atmosfera në Velodrome ishte e zjarrtë ndërsa në fund tifozeria vendase e mërzitur edhe nga rezultati, provokoi teknikun e kryeqytetasve Galtier. Edhe ky i fundit nuk e ruajti qetësinë dhe iu kthye njërit prej tyre.

Ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë të stafit bëri që të “shuhej” tensioni me Galtier që u irritua vërtet dhe e mori shumë seriozisht situatën.

LEXO EDHE:

Back to top button