Trajneri i Sllovenisë: Ndaj Kosovës duhet të jemi shumë më agresivë

Pas barazimit pa gola (0-0) në miqësoren ndaj Azerbajgjanit, Sllovenia të dielën do të ballafaqohet me Kosovën, ndeshje kjo e vlefshme për grupin C të Ligës së Kombeve, raporton KosovaPress.

Para ndeshjes, ka folur trajneri i Sllovenisë, Matjaž Kek, i cili ka kërkuar nga skuadra e tij që të luajnë me më shumë agresivitet ndaj Kosovës.

“Ndeshja kundër Azerbajgjanit ishte për të parë se ku jemi. Ndaj Kosovës duhet të jemi skuadër agresive sepse përndryshe mund të dështojmë.”, tha fillimisht Kek.

“Kosova është një kundërshtar shumë i fortë. Në ndeshjen e parë na munguan shumë lojtarë të cilët tani janë rikthyer. Ne do të analizojmë gjithçka së bashku dhe do të përgatitemi mirë sepse duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Pastaj do të ballafaqohemi me Greqinë.”, përfundoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button