Trajneri i Xhoshua-s: Ndoshta nuk duhet të sfidojë Tajson Fjurin

Robert Garsia, trajneri i boksierit Entoni XHoshua, ka dalë kundër idesë që britaniku të duelojë këtë vit ndaj kampionit të botës në peshën e rëndë Tajson Fjuri. Ai ka shtuar se do të ishte më mirë që Xhoshua të zhvillojë 2-3 duele të tjera, para se të përballet me Fjurin (më 3 dhjetor, në Kardif), ende i pamposhtur në ring. Gjithsesi, Garcia u shpreh i gatshëm ta ndihmojë për sfidën e radhës, duke e ftuar të stërvitet në Amerikë.

“Kjo është një sfidë e madhe, më e rëndësishmja për britanikët. Është një duel që do të ndodhte herët a vonë. Gjithsesi, unë preferoja që Xhoshua të zhvillonte 2-3 duele të tjera më herët.

Kuptoj edhe faktin që sporti është edhe biznes dhe kjo sfidë është një biznes i madh. Xhoshua dhe stafi i tij e kanë menduar mirë këtë gjë. Entoni është i tillë, dëshiron më të fortët, duke bërë të njëjtën gjë edhe me Usyk. Unë mendoj se Xhoshua mund ta fitojë duelin me Fjurin”, u shpreh trajneri Robert Garsia.

 

Xhoshua i është rikthyer stërvitjes menjëherë pas duelit me ukrainasin, por Garsia beson se një stërvitje në Kaliforni do të ishte më e mirë për britanikun.

 

“Nuk kemi biseduar ende për stërvitjen, por e ftoj të jetë këtu me mua. Këtu ka mjaft boksierë që mund ta ndihmojnë në stërvitje”, tha Garsia, trajneri i Xhoshua-s.

LEXO EDHE:

Back to top button