Trajneri kroat regjistron rekordin special me Marsejën në Francë

Këtë sezon na Francë, vëmendje merr edhe Marseja që është duke zhvilluar një kampionat tejet pozitiv, duke u munduar të rivalizojë klubin e sheikëve të PSZH-së. Distanca në klasifikim është vetëm pesë pikë në favor të kryeqytetasve, megjithatë kjo javë do t’i vendosë dy skuadrat përballë njëra-tjetrës dhe Marseja ka favorin që të luajë në “Velodrome” para tifozerisë së saj të zjarrtë.

Në këtë formë, sezoni mund të marrë një tjetër rrjedhë për Marsejën, teksa një meritë të jashtëzakonshme ka edhe trajneri Igor Tudor. Kroati u emërua në krye të Marsejës më 4 korrik të vitit 2022, edhe pse është në sezonin e parë ia ka dalë të shndërrojë krejtësisht ekipin. Pas 24-javëve kampionat, Marseja është në kuotën e 52 pikëve teksa asnjë trajner tjetër nuk ka mundur të arrijë këtë kuotë pikësh si Tudori.

Një rekord special për teknikun 44-vjeçar që e përjetëson në historinë e klubit francez teksa ky rekord merr edhe më shumë vlera kur Marsejën e kanë drejtuar më parë emra prestigjiozë si Franz Bekenbauer, Didier Deshamp apo edhe Marselo Biellsa. Kështu, pas eksperiencave të mëparshme tek Hajduk Split, PAOK, Gallatasaraj, Udineze apo Verona, Tudor duket se është tashmë në rrugën e duhur për t’u konfirmuar si një trajner i klasit të parë.

LEXO EDHE:

Back to top button