Trajneri Mendez: Khabibi do të rikthehet në kafaz

Pas Dana Uajtit, presidentit të “UFC”-së dhe trajneri Havier Mendez ka deklaruar se kampioni i pamposhtur i botës në peshën e lehtë, rusi Khabib Nurmagomedov, do të rikthehet në kafaz për një duel të fundit. Gjithsesi, Mendez, trajneri i Khabib, u shpreh se ajo deklaratë e rusit ka qenë emocionale pas duelit.

Pas duelit Khabib ishte në lot dhe i ngarkuar emocionalisht. Unë e di se çfarë tha dhe koha do të vërtetojë nëse do ta mbajë fjalën apo do të rikthehet në kafaz. Unë nuk e di se çfarë ka në mendje Khabib, unë e dua, e trajnoj dhe jam trajneri i tij. Rikthimi apo jo është çështje e tij, por babai i Khabib donte që ai ta mbyll,” tha mes tjerash Mendez

Khabibi, pas fitores ndaj Xhastin Gaetjes në eventin UFC-254 (29 fitore, 0 humbje), deklaroi tërheqjen e tij nga “UFC”-ja, si një premtim që i kishte bërë nënës së tij pas vdekjes së babait disa muaj më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button