Të premten, Hoti në interpelancë për Ujmanin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se të premten, më 18 dhjetor do të mbahet seancë e Kuvendit.

Sipas Nagavcit, fillimisht do të jetë një seancë ku do të hedhen në votim të gjitha pikat e grumbulluara të mbetura nga seancat paraprake, ku janë rreth 50 pika.
Pas kësaj, do të jetë seanca e re që do të nis në orën 11:00, ku në rend dite do të jetë edhe interpelanca ndaj kryeministrit Avdullah Hoti e iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Liqenin e Ujmanit.

“Shpresojmë që shefat e Grupeve Parlamentare do të arrijnë që të sigurohen që t’i kenë deputetët e pranishëm në sallë, që ata të marrin pjesë në vendimmarrje”, u shpreh Nagavci.

LEXO EDHE:

Back to top button