Trajneri Skaloni, mëson edhe për dy mungesa të tjera

Dëmtimet dhe mungesat duket se nuk do ta lënë të qetë teknikun Lionel Skaloni, në këtë Kupë Bote. Në prag të përballjes me Kroacisë, tekniku i “albiceleste”-s duhet të shqetësohet edhe për 2 mungesa të tjera, pas Akunjas dhe Montiellit, të skualifikuar prej numrit të kartonave.

Bëhet fjalë për anësorin Anhel Di Maria dhe mesfushorin Rodrigo De Pol, të cilët kanë shqetësuar jo pak teknikun Skaloni, pas problemeve fizike, që këta dy lojtarë treguan në stërvitjen e djeshme.

Me mungesat tepër deçisive, Skaloni ka provuar gjatë stërvitjes dy formacione të reja, së pari atë 4-3-3 dhe atë 3-5-2, me rreshtimin e parë që do të bëhet i mundur, vetëm në rast rekuperimi të anësorit të Juventusit, Anhel Di Maria.

LEXO EDHE:

Back to top button