Transfermarkt: Struga Trim Lum, skuadra më e “shtrenjtë” në Ligën e Parë të Maqedonisë  

Në përditësimin e fundit të faqes zyrtare të “Transfermarkt.com” e specializuar për vlerësimin financiar të klubeve dhe futbollistëve, mësohet se cila skuadër është “më e shtrenjtë” në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Sipas “Transfermarkt”, në vendin e parë është Struga Trim Lum, e vlerësuar në 5.5 mln euro, para Shkëndijës me 5.24 dhe Brera Strumicës me 4.65 mln euro. Skuadra e fundit në këtë renditje është Voska Sport, e cila kap shifrat prej 2.08 mln euro.

 

Ndërkohë futbollisti më i shtrenjtë në Ligën e parë është Klinsman Cake, mbrojtësi i Shkëndijës, me vlerë prej 600 mijë euro, duke lënë pas Marjan Radeskin, Valon Ahmedit dhe Ademnis Shalës që janë vlerësuar në 500 mijë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button