Edukimi mediatik në shkolla fillore, ka interesim nga nxënësit

Edukimi mediatik në shkolla fillore, ka interesim nga nxënësit

Gazetare: Ilmie Zhaku

Shkolla fillore Liria së fundmi ka krijuar një klub mediatik ku nxënësit mësojnë për edukimin mediatik dhe bëjnë aktivitetet të ndryshme gazetareske. E ftuar në emisionin Ditë e Re në alsat, Nazlie Miftari Memeti, drejtuese e klubit mediatik në SHF Liria, tha se ishte hapur konkurs për të hapur një klub të tillë, dhe shkolla Liria e fitoi këtë konkurs. Qëllimi i këtij projekti është që nxënësit ta shohin prej afër gazetarinë por gjithashtu edhe për ti përgatitur për të ardhmen ata të cilët duan të vazhdojnë në këtë fushë. Memeti tha se interesimi i fëmijëve është i lartë, ju pëlqen gazetaria.

“Këtë vit, duke qenë se duam që klubi të jetë në nivel pak më të lartë, qëllimi këtë vit është që të dalim në teren, sepse nxënësit këtë pjesë e duan më shumë, vazhdimisht kanë pasur pyetje, që muajin e parë, ju thoja që është herët dhe nuk e dinim a do kemi rezultat, dhe në fakt jo që kishim rezultat po kishim rezultate të shkëlqyeshme dhe nxënësit u motivuan pa fund dhe tani mezi presin në çdo takim, kur do dalim në teren, por mendoj që do ti realizojmë.” – tha Nazlie Miftari Memeti në Ditë e Re.

Në klubin mediatik ju mësojnë nxënësve edhe një pjesë që është e rëndësishme e gazetarisë, që është detektimi i lajmeve të rreme apo dezinformatave. Memeti theksoi se është e rëndë tju shpjegosh fëmijëve se si të ruhen nga lajmet e rreme dhe dezinformata, megjithatë ka teori dhe praktika që mund ti mësojnë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button