Transformim magjepsës i Borçe Jovevit nga Shtipi

Mu aktivizua "çipi" në kokë, pesha ishte e padurueshme!

Nëntitull. A është e mundshme për më pak se një vit të lirohesh prej madje 43 kilogramëve, respektivisht të përgjysmoheni? Borçeja nga Shtipi, njeri shkëmb, atlet në rininë e tij, pretendon se mundet.

55-vjeçari Borçe Jovev nga Shtipi, i punësuar në ndërmarrjen publike “Stipion”, është shembull se nëse vendosni të humbni peshë, me vullnet të fortë dhe dietë të përzgjedhur siç duhet, asgjë nuk mund t’ju parandalojë në qëllimin tuaj, ndërsa rezultatet sigurisht arrihen.

Në rastin e Borçes, rezultatet jo vetëm që janë arritur në një kohë të shkurtër, por transformimi i tij është i pabesueshëm.

Ai filloi me dietën e liposuksionit në fund të muajit, ndërsa tashmë para mesit të muajit të radhës ai ishte më i lehtë për 11 kilogramë. Humbja e shpejtë e peshës e motivoi atë për të ecur përpara.

“Isha vetëm në shtëpi, familja ime ishte në rrugë, e unë pashë reklamën për dietën e liposuksionit në TV, e papritmas mu aktivizua “çipi” në kokë. Vendosa ta provoj këtë dietë. Menjëherë iu drejtova “Interneshënëëë helt”-in në Shkup, te Dr. Valentina Kërsteska, dhe ajo fillimisht më referoi në protokollin 14-ditor të dietës së liposuksionit – sqaron Jovevi.

Ai aktivizim i “çip”-it në kokën e tij, në fakt, ka pasuar biseda shumëvjeçare me bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin e tij, të cilët i janë ankuar se gërhet në mënyrë të padurueshme, por edhe se është e dobishme për shëndetin e tij të ndryshonte shprehitë e këqija të ngrënies. Në atë kohë, Borçen e kanë munduar dhimbjet në gjunj, ndërsa ka pasur edhe tension të lartë të gjakut.

– Si i ri isha shumë vital, merresha me sport, isha në formë të mirë. Kilogramët nuk erdhën përnjëherë, por me kalimin e viteve. Haja shumë ëmbësira, kështu që me fillimin e dietës me liposuksion, pikërisht ëmbëlsia më mungonte më së shumti. E dini, të mos gënjehemi, nuk është e lehtë të ndryshosh përnjëherë zakonet e pashëndetshme në të shëndetshme – thotë Borçeja.

I është përmbajtur me disiplinë protokollit të humbjes së peshës dhe me trajtimin e parë prej 14 ditësh ka humbur 11 kilogramë. Më pas, vijuan dy muaj të tjerë në të cilët ka praktikuar protokollin e liposuksionit, duke humbur 2 kile çdo javë, ndërsa nga shtatori, i është përmbajtur protokollit 21-ditor që përfshin dy vakte në ditë. Dhe kështu, Borçeja ka humbur peshë deri në 43 kilogramë për më pak se një vit!
Transformimi i trupit nuk ishte e vetmja gjë që është e dukshme, por edhe shëndeti i tij është përmirësuar, vitaliteti i tij është kthyer, ndërsa edhe ka pushuar plotësisht me gërhitjen.

– Deri më sot, praktikoj dietën me liposuksion. Dua të humbas edhe pak peshë, kështu që posa të kalojë kriza e koronës do të filloj të shkoj në palestër – shton Borçe.

“Lipo Diet” qendra ofron konsultime falas, nën drejtimin e Dr. Valentina Kërsteska. Tel. 02 3151714, 070 535033. Protokollin për humbje të peshës mund ta porosisni edhe në adresën tuaj të shtëpisë.

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button