Transplantimi i pestë i zemrës në vend

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me sukses janë kryer transplantimi i zemrës dhe veshkave nga donator i vdekur. Transplantimi i zemrës është bërë te një pacient që prej kohësh ka qenë në listën e pritjes, ndërkohë që veshkat te dy pacientë të moshës rreth 40 vjeçare. Nga maji i vitit 2020 në vend janë bërë 5 transplantime të zemrës dhe 12  të veshkave.

https://www.youtube.com/watch?v=gcs9UqnGWL0

 “Sot u realizua transplantimi i pestë i zemrës. Më vjen mire që në këtë mënyrë u shpëtua një jetë njeriu dhe u përmirësua cilësia e jetës së dy pacientëve të tjerë… Zemra iu transplantua pacientit 66 vjeçar për të cilin nuk kishte zgjidhje tjetër, nuk ishte kandidat për zemër artificiale, ndërsa zemra e tij punonte më pak se 20%”- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button