Zyrtare, Odegaard nënshkruan me Arsenalin

Martin Odegaard është bashkuar me Arsenalin si transferim i përhershëm nga Real Madridi. Reprezentuesi norvegjez rikthehet në “Emirates” pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim me klubin anglez, gjatë së cilës kohë ai bëri 20 paraqitje.

22-vjeçari filloi karrierën e tij në Norvegji me Stromsgodset, ku bëri debutimin e tij si 15-vjeçar në prill 2014, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur në divizionin e parë të Norvegjisë. Ai nënshkroi me Real Madridin në janar të vitit 2015, përcjellë KosovaPress.

Mesfushori sulmues ka bërë 30 paraqitje për Norvegjinë, duke bërë debutimin e tij në gusht të viti 2014, duke u bërë lojtari më i ri që përfaqëson ekipin kombëtar në moshën 15 vjeçare.

Martin do të veshë fanellën me numrin 8 në Arsenal.

LEXO EDHE:

Back to top button