Transportuesit privat, Kovaçevski: Përgjegjës për transportin në Shkup është Qyteti i Shkupit

Transportuesit privat, Kovaçevski: Përgjegjës për transportin në Shkup është Qyteti i Shkupit

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se së shpejti do të thirret në Qeveri një takim me përfaqësuesit e Transportuesve privat, në të cilin takim sipas tij duhet të marrin pjesë edhe nga Qyteti i Shkupit dhe NQP-ja, shkruan Alsat.

“Përshëndes vendimin për zhbllokimin e rrugëve, kam thënë se nën kërcënim dhe kushtëzime nuk thërras takim. Unë si kryeministër dhe si Qeveri kam thënë se kemi përgjegjësi, do të organizojmë mbledhje ku do të thirren transportuesit privat, do të thirren përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe NQP-së, pasi ti marrim të gjitha informatat, atëherë do të bëjmë përpjekje të ndihmojmë, megjithatë zgjidhja e problemit është në duart e Qytetit të Shkupit. Do të përsëris edhe njëherë se ky problem është shkaktuar nga VMRO-DPMNE të cilët premtuan shumë gjëra por nuk realizuan asgjë ”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button