Mbron nga shumë sëmundje, e sidomos nga një e pashërueshme – pse është e shëndetshme të hash një mollë japoneze çdo ditë?

Molla japoneze është një frut i ëmbël i vjeshtës dhe dimrit, për të cilin ekspertët thonë se është mik i sistemit imunitar dhe ndihmon në parandalimin e kancerit.

Në vendin tonë ky frut konsumohet ende pak. Molla japoneze zakonisht rritet në kopshte si një bimë zbukuruese. E njohur edhe si molla kaki, ajo e ka origjinën nga Azia dhe mund të gjendet në Japoni, Birmani dhe Kinë. Në Evropë ky frut mbërriti në shekullin e 15-të, ndërsa në ditët e sotme kultivohet në zonat e ngrohta të planetit. Ngjyra e këtij fruti mund të ndryshojë, nga e verdha e lehtë, portokallia deri në të kuqe të errët. Për mollën japoneze, mund të thuhet me siguri se është një burim i vërtetë i shëndetit.

Një mollë plot me antioksidantë

Molla japoneze është plot me antioksidantë, si vitaminat A, C, K. Antioksidantët mbrojnë trupin nga pasojat e stresit oksidativ. Kjo ndihmon në forcimin e imunitetit dhe krijimin e një mbrojtjeje kundër shumë sëmundjeve. Pasojat e stresit oksidativ shpesh shoqërohen me sëmundje kronike, si sëmundjet e zemrës dhe lloje të ndryshme kanceri. Një mollë japoneze përmban 12.6 miligramë vitaminë C, që është marrja e rekomanduar ditore e kësaj vitamine.

Preferohen në dietat

Molla japoneze është e pasur me fibra dietike, të cilat janë thelbësore për funksionimin e mirë të sistemit të tretjes. Fibrat dietike stimulojnë tretjen e ushqimit dhe ndihmojnë zorrët të largojnë substancat e dëmshme. Shkencëtarët thonë se përmbajtja e mollës japoneze, e cila përbëhet nga fibra dietike, minerale dhe vitamina, e bëjnë këtë frut të dëshirueshëm në programet dietike.

Një frut

Fruti i mollës japoneze mund të përdoret në shumë mënyra, përfshirë edhe për trajtim. Mund të përdoret si frut i freskët ose lëng i shtrydhur prej tij. Nëse e lini një mollë japoneze të qëruar të qëndrojë jashtë për 24 orë, ajo mund të fitojë veti të reja medicinale. Fruti mund të përdoret edhe për pjekjen e rakisë aromatike. Edhe gjethet e mollëve japoneze mund t’ju ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit. Kur bëhet fjalë për frutat e mollës japoneze, është mirë të zgjidhni ato fruta që janë të buta. Nëse vendosni për një frut të fortë, lëreni të piqet për disa ditë. Mjafton ta lini në temperaturën e dhomës dhe për katër deri në pesë ditë do të zbutet dhe do të jetë ideale për përdorim.

LEXO EDHE:

Back to top button